Aktualitet
Artan Hoxha tregon pse ra përtokë euro në Shqipëri, ja shqiptari në Dubai me 1 miliard euro pasuri
I ftuar në një emisionin Artan Hoxha, ku u diskutua për rënien dramatike të euros dhe arsyet që e kanë pordhuar këtë situatë.
Hoxha tha se shifrat e konvertimit të euros në vendin tonë, që brenda tetë viteve janë rritur nga 5 miliardë euro në 12 miliardë euro, lidhet me zgjerimin e narkotrafikut.
Hoxha tha se shqetësimi më i madh i trafikantëve është gjetja e sektorëve ku do të pastrojnë paratë, kryesisht ndërtimi.
“Ka një të dhënë shumë interesante te tabela e këmbimit valuator ne euro. Në 2010 ishte qeveria Berisha, është 5.5 miliardë euro. Deri në 2020 kur fillon Covid, është 6.3 miliardë euro. Pra ka lëvizur vetëm me 800 milionë euro. Në vitin 2023 ka vajtur në 12 miliardë euro.
Tregu më i pasur i BE për narkotrafikun, e ka rritur fuqinë blerëse 2.5 herë. Gjatë kësaj kohe, përveç episodeve që publikojmë, në të gjithë raportet ndërkombëatre, krimi i organizuar e ka rritur ndjeshëm peshën në trafikun e kokainës, duke u bërë pikë referimi, që nis nga burimi, duke marrë nën kontroll edhe tregun fundor, shpërndarja në BE. Janë një sërë të dhënash, mund të jenë koiçidencë, por përputhen me realitetin në terren.