Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon konsumin e frikshëm të drogave në festat e të rinjve

Gazetari investigativ Artan Hoxha komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit”, aksionin e fundit anti-kanabis të policisë në Tiranë ku u kap drogë e cilësisë së lartë, por edhe konsumin e lartë të turistëve që vijnë enkas për të festuar në festat përgjatë bregdetit.

“Në Shqipëri ka dy zhvillime. Ka operacionin policor antidrogë dhe ka edhe festivale të rinjsh. Ky është momenti kur rritet ardhja e të rinjve nga jashtë, që nuk e kanë për gjë konsumimin e kanabisit.

Janë dy festa ndërkohë. Nga Britania vijnë 10-15 mijë që mblidhen në jug. Vjet erdhën edhe disa trafikantë të Vetëvendosjes nga Kosova që u kapën me droga sintetike.

Në zonë e Shëngjinit, te Rana e Hedhun, zhvillohet një festival për disa ditë me radhë. Unë pyes se kush e mori tenderin për ta furnizuar, sepse në një festë të madhe rinore harxhohet aq shumë dhe sasia e parave është e madhe. Kur mbaron ahengu ka edhe ndonjë operacion policor.

Operacioni në Tiranë ishte ku u kapën mbi 19 kilogramë kanabis dhe disa persona në moshë të madhe. Kanabisi i prodhuar me llampa e ka përqendrimin e THC-së më të madh se ai në natyrë, ndaj ai e ka vlerën 2000 euro për kilogramë dhe gjendet kollaj në qytetet kryesore ku ka përqendrim të turistëve. Ai rritet në “shtëpi bari” dhe “ustallarët” kanë ardhur nga Britania, ku kanë punuar”-tha Hoxha.

Advertisement