Connect with us

Sport

‘Asani ka probleme’/ Silvinjo: Kemi pak mundësi për ndryshime në mesfushë

Jasir Asani ishte lojtari i vetëm që shqetësoi Kombëtaren në barazimin e djeshëm me Çekinë. Në minutën e 27-të kërkoi ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa më pas dhe u zëvendësua nga Seferi sepse nuk mund të vazhdonte.

Pas sfidës, në konferencë për shtyp, Silvinjo ka folur për situatën e mesfushës ku nuk ka shumë alternativa si dhe për Asanin.

Për këtë të fundit tha se situata mbetet për t’u vlerësuar.

Mesfusha- “Nuk mund të ankohem për lojtarët që mungojnë, e vërtetë që kemi humbur shumë. Jemi më ngushtë në zonën e mesfushës. Isha i shqetësuar për Laçin sepse ishte me karton të verdhë, por për fat nuk mori karton. Kemi pak mundësi për të ndryshuar në mesfushë, menduam Mujën pavarësisht se sulmues anësor, por mund të inkuadrohej. Po ashtu dhe Ajeti që ka bërë rolin e mesfushorit dhe mund të përdoret dhe në atë fazë. Në një pjesë të ndeshjes Laçi ishte i lodhur, Tuci po ashtu dhe kërkoi të zëvendësohej. Mendova Abrashin se ka zemër të madhe është zotëri në sjellje, i gatshëm gjithmonë të luajë qoftë 10, 20 apo 30 minuta”.

Situata e Jasir Asanit– “Nuk e dimë akoma, mbetet për t’u vlerësuar. E takova pak pas ndeshjes, ka problematikë te muskuli i thembrës që është pak i fortë momentalisht, por do duhet ta vlerësojmë”.

Advertisement