Pinknews
“Asanin e kisha marrë për shofer”/ Ish-banorja e “BBV” ‘ofendon’ futbollistët e Kombëtares shqiptare
Kombëtarja e futbollit shqiptar kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të ndjeshjeve me shtete e tjera për Kampionatin Europian.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura ka komentuar futbollistët e kombëtares.
Për Armando Brojën, Xhuli tha se është “yll”, ndërsa Ardian Ismajlit nuk do i kishte folur nëse do e ngacmonte.
Përsa i përket Nedim Bajramit, modelja tha se i duket çun mamaje, duke vazhduar se Berat Gjimshiti është super lojtar por jo i bukur.
“Nuk po flasim për njeriun, por dukjen. Asanin e kisha marrë për shofer”– tha Juliana në emisioni “Kampionët”.
Pjesë nga intervista:
Marina: Ajeti
Xhuli: Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tonë.
Xhuli: Ajeti është një çun tepër i mirë.
Marina: Broja
Xhuli: Unë mendoj se çunat shqiptarë janë yje kështu që edhe ky është yll, yll.
Marina: Ismajli
Xhuli: Nuk i kisha fol nëse do më ngacmonte.
Marina: Bajrami
Xhuli: Duket se është çun mamaje, kështu kam një ndjesi.
Marina: Gjimshiti
Xhuli: Duket superlojtar, por nga pamja të tremb.
Marina: Ramadani dhe Berisha
Xhuli: Yje, yje!
Marina: Mitaj
Loçkë!
Marina: Hysaj
Xhuli: Pavarësisht se ka ndodhur ky incidenti i vogël që po flitet mendoj se ky është mashkull që meriton shumë më shumë.
Marina: Asani
Xhuli: Nuk po flasim për njeriun, por dukjen. Këtë e kisha marrë për shofer.
Marina: Asllani
Xhuli: Shumë nanush!
Marina: Strakosha
Xhuli: EEEE, dy metra çun!
Marina: Seferi
Xhuli: Me këtë stilin që ma ka, oh loçkë!