Bota
Ashpërsia e Kearns/ Serbia dyshohet se ka furnizuar me armë Rusinë
Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar pas lajmeve se Serbia po furnizon me armë Rusinë.
Firma shtetërore serbe e armëve, Yugoimport dyshohet se ka dërguar municion belg në Rusi, duke e ndihmuar Kremlinin t’i shmang sanksionet e vendeve perëndimore. Pas raportimit, autoritetet belge kanë vendosur të pezullojnë licencat për Serbinë.
“Mbretëria e Bashkuar duhet gjithashtu të pezullojë licencat e armëve për Serbinë për të lejuar një hetim të menjëhershëm të pajisjeve britanike”, deklaroi deputetja Alicia Kearns
Ajo kujton se këtë thirrje të ngjashme e ka bërë disa muaj më parë pas “shqetësimeve rreth keqpërdorimit të mundshëm të eksporteve të mbrojtjes”
Kryetarja e Komisionit për politikë të Jashtme e parlamentit britanik, Kearns disa herë ka dënuar politikat e shtetit serb në raport me pushtimin rus në Ukrainë.