Politike
‘Askund dhe asnjëherë’/ Shkëlzen Berisha mohon takimin me Erion Veliajn: E kam neveri
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të gazetarit Ylli Rakipi, i cili deklaroi se para disa vitesh kishte gjetur duke darkuar në një restorant aët së bashku me gazetarin Çim Peka dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha përgënjeshtron deklaratën e Rakipit, teksa sipas tij, ai nuk është takuar kurrë me Veliaj. Ai shkruan më tej se me Veliajn e lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj tij, si dhe ndaj fëmijëve dhe familjarëve të tij.
Shkëlzen Berisha bën apel që emri i tij të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës. Po ashtu, ai ka disa fjalë edhe për ata “pseudo opozitaë” siç i quan ai, që mungesën ulëritëse të reagimit ndaj vjedhjes së 160 milion eurove të inceneratorëve dhe kompanisë “5D”, kërkojnë dëshpërimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.
Reagimi i plotë:
Sot lexova per nje trillim te percjelle ne nje studio televizive per gjoja nje takim timin me Erion Veline para shume vitesh.
Se pari sado qesharak pretendimi, ne respekt te vertetes dhe te opinionit me duhet te sqaroj se nuk jam takuar KURRE me personin ne fjale
ASKUND dhe ASNJEHERE.
Me Erjon Veline me lidh vetem neveria ndaj shpifjeve te adresuara nga ai nder vite, ndaj meje, femijeve dhe familjareve te mi.
Se dyti pavaresisht neverise ndaj personit ne fjale, deshiroj qe emri im te mos perdoret si instrument ne luften e brendshme te grupeve e klaneve ne pushtetin e kalbezuar te Edi Rames, qe sot e gjithe diten, helmojne dynjane duke spiunuar e shpifur per njeri tjetrin!
Se treti ky sqarim behet dhe per ata pseudo opozitare qe mungesen ULERITESE te reagimit ndaj vjedhjes se 160 milone eurove ne aferat e inceneratoreve dhe kompanise 5D, kerkojne deshperimisht ta fshehin e justifikojne pas cdo trillimi e shpifje per te bere opoziten e opozites per llogari te pushtetit.