Kosova
‘Askush nuk po e kërcënon Prishtinën, ajo po kërcënon të gjithë duke bllokuar tregtinë e lirë’
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka komentuar kërcënimet e Gjermanisë ndaj Prishtinës, duke thënë se Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA nëse nuk lejon qarkullimin e lirë të mallrave serbe. Ai theksoi se Gjermania nuk po i kërcënon shqiptarët, por se ata (autoritetet në Prishtinë) po i kërcënojnë të gjithë duke refuzuar tregtinë e lirë.
Vuçiq ka thënë gjithashtu se janë duke vazhduar përgatitjet për fjalimin e tij nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku do të prezantojë para botës qëndrimin e tij për Kosovën.
“Kutia e Pandorës nuk u hap në vitin 2022, ajo u hap në 1999 dhe 2008. Të dyja kutitë që nuk duhej të hapeshin kurrë, u hapen. Perendimi bombardoi dhe kreu agresion, ndaj nje vendi paqeros si Serbia, duke përdorur forcë dërrmuese dhe armë pa mandate nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Ata shkelen normat juridike ndërkombëtare duke pranuar shkëputjen e një pjese të territorit të një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht si Serbia, një anëtar dhe themelues i OKB-së” – deklaroi Vucic dhe theksoi se populli serb ndihet i ofenduar kur diskutohet tema e integritetit territorial të Ukrainës, edhe pse Serbia e mbështet atë.
“Kur njerëzit nga vendet që nuk e mbështesin integritetin territorial të Serbisë flasin për ligjin, rregullat dhe integritetin territorial të Ukrainës, ata provokojnë zemërim dhe zhgënjim tek njerëzit e zakonshëm në Serbi” – potencoi presidenti serb dhe shtoi se është dëshpëruese që “të fuqishmit mund të bëjnë gjithçka” ndërsa “të vegjlit” nuk kanë të drejta.
“Pavarësisht gjithçkaje, sot paqja është më e nevojshme se kurrë, por fuqitë e mëdha shpesh veprojne të shtyrë nga interesat e tyre” – theksoi Vucic