Sport
Asllani: Trajneri merr vendimet, po mësoj shumë nga Calhanoglu
Interi mbrëmjen e djeshme ia doli të siguronte 3 pikët ndaj Fiorentinës dhe tashmë kryesojnë në Serie A me një pikë më shumë se Juventusi. Ndërkohë kujtojmë se kanë edhe në ndeshje më shumë se “Zonja e Vjetër”.
Në duelin kundër skuadrës “vjollcë”, Kristjan Asllani ishte titullar për herë të parë në këtë sezon, ndërsa mesfushori i kombëtares “gatoi” edhe golin e fitores. 21-vjeçari asistoi te Lautaro dhe argjentinasi tundi rrjetës për t’i dhënë fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës.
Pas ndeshjes, talenti kuqezi theksoi se është trajneri që merr vendimet, ndërsa nënvizoi se nuk e ka shqetësuar aspak gjatë javës dhe e ka lënë të qetë. Sa i takon qëndrimit të Interi, Asllani shprehet se është shumë i lumtur dhe se po mëson shumë nga lojtarë si Calhanoglu.
“Titullarë? Te Interi askush nuk kërkon më shumë hapësira. Të gjithë punojmë dhe është trajneri ai që merr vendimet. Unë kam përpara një mesfushor si Çalhanoglu, që është fantastik dhe për më tepër, më qëndron pranë dhe më ndihmon shumë. Më ka këshilluar shumë edhe gjatë kësaj jave.
Inzaghi? Më ka lënë të qetë gjithë javën, për të mos pasur presion. Nuk ka treguar asnjë vëmendje speciale ndaj meje këtë javë dhe më ka dhënë mundësinë ta përgatis i qetë këtë 90-minutësh e të bëj atë që di më mirë në fushë. Kemi komunikuar shumë me shokët e skuadrës dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin, për të marrë një fitore mjaft të rëndësishme.