Kosova
‘Asnjë grimcë Republika Srpska’/ Hovenier deklarohet për asociacionin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendi i tij nuk do ta mbështesë një Asociacion si Repulika Srpska
“Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe”.
Në një intervistë Hovenier ka deklaruar se ShBA nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe se Washingtoni është duke kërkuar një lloj Asociacioni, i cili bën vetëm renditjen në mënyrë më të mirë të funksioneve qeverisëse komunale, që tashmë, sipas tij, rregullohen edhe përmes ligjeve të Kushtetutës.
Ambasadori amerikan thekspi gjithashtu se çështja e Asociacionit duhet të jetë e para që përfundon, por nuk mund të jetë as edhe e fundit.

