Connect with us

Lifestyle

“Asnjë pikë alkool”, studiuesit italianë: Edhe sasia e vogël dëmton shëndetin

Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët italianë, një gotë e vogël me verë për çdo natë mund të jetë e mjaftueshme për të rrezikuar në goditje në zemër dhe në tru.Hulumtuesit në Universitetin e Modenas dhe Reggio Emilias krahasuan të dhënat e shtypjes së gjakut të më shumë se 20 mijë njerëzve, të cilët ishin bërë pjesë e studimit për katër vite.

Ekspertët zbuluan se edhe konsumimi i një sasive të vogël të alkoolit përditë është i mjaftueshëm për të rritur në shkallë të konsiderueshme tensionin e gjakut, raporton “Daily Mail”. Vullnetarët, që konsumuan mesatarisht nga 12 gramë alkool në ditë, patën tension të gjakut për 1.25mmHG më të lartë se ata që nuk kishin konsumuar alkool. Kjo sasi e alkoolit është e barabartë me atë që ndodhet në një gotë të vogël me verë ose në një shishe 330-mililitërshe të birrës.Ndërkohë, ata të cilët kishin konsumuar katërfishin e sasisë prej 12-gramësh, patën rritje të shtypjes së gjakut për 4,9mmHG.

Dr. Marco Vinceti, njëri nga hulumtuesit, tha se nuk kishin gjetur efekte dobiprurëse te të rriturit që kishin pirë nivel më të ulët alkooli në krahasim me ata që nuk kishin pirë alkool.”Vinceti tha se ekipi i tij ishte “disi i befasuar”, kur kuptoi se edhe niveli i ulët i alkoolit ishte i lidhur me ndryshimin e tensionit të lartë të gjakut. “Alkooli sigurisht nuk është nxitësi i vetëm i rritjes së tensionit të gjakut. Megjithatë, rezultatet tona konfirmojnë se ai kontribuon në një mënyrë kuptimplote”, shtoi hulumtuesi italian.

Advertisement