Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Kurti në Prishtinë – Haradinaj në Amerikë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Amerikë, ka takuar atje të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimin me emisarin amerikan, Haradinaj tha se ka diskutuar për nevojën e arritjessëe marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj tha gjithashtu se ka falëndëruar Escobarin për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane dheu luta për thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.

“Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët. Kosova duhet të punojë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi në NATO të arrihet me urgjencë pasi është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon” – theksoi Haradinaj

Advertisement