Connect with us

Kosova

Asociacioni/ LDK: Ka mbetur vetëm data pa caktuar

Pas përfundimit të takimit në Bruksel mes kryeminsitrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka deklaruar ka se Kryeministrit tani i ka mbetur vetëm që të dakordojë datën e themelimit të Asociacionit.

LDK ka deklaruar gjithashtu se u vërtetuan brengat e saj, duke theksuar se marrëveshja nuk është finale e as nuk përmban njohjen e ndërsjellë.

LDK thekson se dokumenti parasheh implementimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, përfshirë Asociacionin si dhe statusin e veçantë për Kishën Ortodokse Serbe.

“Përfundimi në mes të zgjedhjes së një marrëveshje të tillë dhe izolimit eventual të Kosovës janë përgjegjësi e këtij Albin Kurti”- thuhet në reagimin e LDK

 

Advertisement