Connect with us

Kosova

Asociacioni ‘ngel’ në provim/ Flasin analistët

Më 27 shkurt në Bruksel, kryediplomati evropian Josep Borrell, ka ftuar në takim kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u tha ditë më parë në një njoftim nga BE-ja për takimin.

Sipas shumë analistëve politik në Kosovë, çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të diskutohet në këtë takim.

Sipas tyre, nuk janë krijuar ende kushtet  që të diskutohet edhe çështja e Asociacionit dhe se një diskutim i tillë do të ndodhë në javët në vazhdim.

Për opinionin e tyre, Kurti e Vuçiç fillimishi duhet që parimisht të dakordohet për planin franko-gjerman, pra të dyja palët duhet ta pranojnë atë

Advertisement