Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Njëri flet, tjetri dëgjon dhe hesht

Nga njëra anë e skenës, SHBA-ja pret dhe beson që kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani do ta zbatojnë shumë shpejt marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por gjithashtu ajo nuk duhet të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Nga ana tjetër, partneri europian nuk bën zë dhe po rri në heshtje. Vetëm shumë kohë më pare, atherë kur ‘na ishte seç na ishte’, Federica Mogherini pati dhënë garanci se Asociacioni s’do ketë kompetenca ekzekutive.

Gjëja më e rëndësishme, sipas emisarit të SHBA, Gabriel Eskobar, asociacioni “duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, duhet t’u përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin propozimin e Gjermanisë dhe Francës për marrëveshjen që mund të nënshkruhet shpejt, por nuk dihet nëse BE-ja ka të njëjtin qëndrim me Eskobar për asociacionin.

Brukseli zyrtar e ka të qartë se deklaratat për çështjen djegin dhe për të mos djegur duart, i ka të pakta reagimet, më e fundit daton para 10 muajsh, kohë kur zëdhënësi Peter Stano, thoshte se “asociacioni do të jetë një element i rëndësishëm i marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Advertisement