Connect with us

Kosova

Asociacioni, Osmani ka disa dyshime për draft-statutin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka çështje që krijojnë dykuptimësi në draft-statutin e Asociacionin të komunave me shumicë serbe, por shtoi se shpreson se të njëjtat do të eliminohen para se drafti të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ajo u shpreh gjithashtu se ka përgatitur komente me shkrim dhe se i ka dërguar ato tek të gjithë aktorët e involvuar në përgatitjen e këtij drafti.

“Ka çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, e rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë” – deklaroi Osmani, duke shtuar se “Meqenëse është kërkesë e vet emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet, pa i bërë ata vet publik draftin që kanë prezantuar, ajo do ta respektoj këtë kërkesë”

Presidentja Osmani theksoi edhe se shumë prej parimeve të vitit 2015 nuk janë të pranishme në draft-statutin euroamerikanë.

Advertisement