Connect with us

Rajon

Asociacioni/ Vuçiç: S’ka dasmë pa nuse e dhëndër

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht pa të cilin nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai shtoi se do të shkojë në takimin në Ohër dhe do të thotë të njëjtën gjë.

Vuçiç tha se Asociacioni nuk është vetëm çështje e insistimit të palës serbe, por temë e të gjitha diskutimeve, dhe sipas tij, duhet të formohet, sepse u dakordua në Bruksel.

“Asociacioni është kusht pa të cilin nuk mund të bëhet asgjë tjetër” – tha presidenti serb duke shtuar – “Mos na ftoni në dasëm, kur ska as nuse e as dhëndër”

Advertisement