Connect with us

Rajon

Asociacionin shihe me dylbi: Jemi mijëra kilometra larg formimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha pa modesti se “ka shumë ide, vetëm se zgjidhjet po mbarojnë”, kur ai u pyet nëse ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë

“Me Albin Kurtin mund të rri edhe dhjetë ore duke biseduar, por kam frikë se do të ishte e vështirë të gjenim një zgjidhje, pasi ai është një person që nuk kërkon zgjidhje. Ai kërkon vetëm arsye, edhe aty ku nuk ka, për të ngritur konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës” –deklaroi presidenti serb.

I pyetur në lidhje me asociacionin e komunave me shumicë serbe, Vucic deklaroi se “deri te formimi i zajdednicës, jemi me mijëra kilometra larg, pasi sipas tij, Prishtinës zyrtare as nuk i shkon ndërmend ta themelojë

Në pritje të takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, që mendohet të ndodh brenda shtatorit, kujtojmë se Vuçic dhe Kurti u takuan për herë të fundit në Bruksel më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët lokalë. Gjatë atij raundi të dialogut të Brukselit u miratua Deklarata për Personat e Zhdukur dhe u prezantua drafti i parë i Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Më vonë, më më 22 qershor, në mes të një krize të rëndë në veri të Kosovës, ata u gjendën të dy në Bruksel por nuk zhvilluan takim të përbashkët.

 

Advertisement