Connect with us

Kosova

ATA DINE SHUME/ Çanak zbulon ç’fshihet pas protestave në Serbi: Vuçiç ka në plan të…

Politikani serb Nenad Çanak ka komentuar zhvillimet e fundit në Serbi e cila është përballur me protesta masive. Sipas Çanak problemi më i madh në Serbi është se nuk ka një alternativë, pasi opozita nuk ka besueshmërinë e duhur për të marrë pushtetin

“Tani duket sikur gjithçka po zhbëhet, por nuk ka alternativë. Ka nje opozitë në Serbi, ama ajo duket se është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë që ka bërë Vuçiç deri më tani. Pra nuk kemi alternativa, nuk kemi njerëzit e duhur për të marrë pushtetin dhe nuk kemi shanse të barabarta në zgjedhje për të mundur Vuçiç pasi ai kontrollon paratë, fiancat, opinionin publik, shumicën e mediave” – theksoi Çanak.

I pyetur nëse Vuçiç do synojë të përmbushë disa nga kërkesat e protestuesve apo përçarjen e tyre, Canak tha:

“Vuçiç shprehet gjithë kohën se kërkesat e protestuesve janë përmbushur. Por ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Novi Sadit dhe të kryeministrit Vuçeviç. Natyrisht kjo nuk është e mundur, pasi ata dinë shumë e nuk mund të tërhiqen pa bërë llogaritë…. Vuçiç nuk mund të largojë askënd, pasi nëse e bën këtë, ata do flasin, e nëse ata do te flasin, do rrëzohet regjimi i tij” – potencoi ai

Advertisement