Connect with us

Aktualitet

“Ata po tallen me ne”/ Reklama në TikTok irriton deputetët britanikë

Një artikull në Daily Mail ka zbuluar se kontrabandistët kanë ulur çmimin e transportit në Britaninë e Madhe, nga 8 mijë paund në 5 mijë paund, sipas disa reklamave të zbuluara në Tik Tok.

Kjo vjen pasi deputetët dhe aktivistët kanë paralajmëruar, se bandat po përdorin luftën politike për të rritur interesat e tyre në fenomenin e emigrimit.

Një reklamë shqiptare në TikTok, me një fotografi të pemës së Krishtlindjes në “Covent Garden” në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në Britani një ofertë “të sigurt”.

Një reklamë e veçantë në Tik Tok ofron një udhëtim më 20 dhjetor, ku thuhet “Një person 6,000 £. Nëse jeni dy persona 5000 £ secili.”

Një deputet i lartë konservator dhe ish-ministër i kabinetit tha se bandat “do të shfrytëzojnë absolutisht kaosin në qeveri në fushatat e tyre të marketingut, ata po tallen me qeverinë britanike duke parë se aty po bëhet lëmsh çdo gjë.“.

"Ne po bëhemi lëmsh, ata po tallen me ne"/ Reklama në

Reklama

Bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t’i kontrabanduar ata me avion për 14,000 paund për person, thuhet në Daily Mail. 

Mbërritjet nga Shqipëria me gomone kanë rënë që kur qeveria braitanike e caktoi atë një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk mund të aplikojnë për azil në Britaninë e Madhe pasi kthehen mbrapsht pas disa ditësh. Por deputetët britanikë paralajmëruan se Zyra e Brendshme ka hequr vëmendjen nga kalimet ilegale të kamionëve.

Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila iu dha një goditje javën e kaluar pasi ministri përgjegjës për të, Robert Jenrick, dha dorëheqjen, duke thënë se nuk do të funksionojë.

Advertisement