Connect with us

Sport

Atalanta me Gjimshitin në fushë mposht Romën 0-2 dhe sheh ëndrra titulli

Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 14-të. Të hënën në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45 ‘Olimpico’ dhuroi një sfidë të fortë, aty ku vendasit e Romës u mposhtën 0-2 nga Atalanta.

Pjesa e parë ishte në ekuilibër, me të dyja skuadrat që më shumë u munduan mos pësonin. Gjithçka do ndodhte në fraksionin e dytë, ku duhej minuta e 69-të që kapiteni De Roon të kalonte bergamaskët në epërsi.

Roma e Ranierit më pas shtyu drejt portës kundërshtare, por as Dybala, Soule e Shumurodov nuk ishin të rrezikshëm. Minuta e 83 pa në fushë Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëatres që u rikthye pas një dëmtimi për miqtë.

Në të 89 minutë duhej një ish si Zaniolo që të shënonte golin e dytë për Atalantën, me sulmuesin e krahut që festoi si i “çmendur”. Me 31 pikë Atalanta ngjitet në pozitën e dytë të renditjes, një pikë pas kryesuesve të Napolit.

Për Romën një situatë e tillë dramatike nuk përsëritej prej sezonit 2007-08, me djemtë e Ranierit që kanë katër humbje radhazi në Serie A dhe me vetëm 13 pikë ndodhen në pozitën e 15-të, vetëm dy pikë larg zonës së ftohtë.

Advertisement