Kronike
Atentat me emër të madh/ Objektiv vëllai i Denis Brajoviç, doli në përgjimet e bandave

Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç, rezulton të ketë qenë objektivi kryesor i atentatit mafioz të ndodhur paraditen e së hënës në një lokal në qendër të Shkodrës.
Nga breshëria e plumbave u ekzekutua ish-këshilltari bashkiak Armando Pali dhe i riu Liridon Kraja, i cili ndodhej si shoqërues i Vasos. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mes të plagosurve u gjend edhe kamerierja e lokalit.
Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç, i ekstraduar pak muaj më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Brajoviç njihet për vrasjen e Gjon Boriçit në gusht të vitit 2020 dhe emri i tij doli në dritë edhe gjatë përgjimeve të operacionit “Metamorfoza”, ku pas krimit komunikonte me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.

