Connect with us

Aktualitet

Atentat ndaj Skënder Likës, policia identifikon mjetin e autorëve

Banesa e Skënder Likës është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen ku njoftojnë se nga të shtënat fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

Gjithashtu bëhet me dije se është identifikuar mjeti i autorëve me të cilin këto të fundit janë larguar. Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Sanxhak, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit S. L. dhe më pas janë larguar me një automjet. Nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, si dhe vijojnë hetimet dhe krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit, tashmë të identifikuar nga Policia, me të cilin janë larguar autorët. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Advertisement