Kronike
Atentati/ 39-vjeçari qëllohet me 7 plumba
ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar disa herë me armë zjarri në provincën e Raguzës në Itali.
Mediat italiane thonë se shqiptari u qëllua gjatë natës me 7 plumba në afërsi të provincës Vittoria.
I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën
Sakaq, autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar autorin që qëlloi me armë zjarri ndaj shqiptarit.