Connect with us

Kronike

Atentati me 2 të vrarë në Rinas, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Agjëncisë së Mbikqyrjes Policore Artjol Saliasi është marrë i pandehur për ngjarjen e Rinasit, ku mbetën të vrarë 2 persona. Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se Saliasi është marrë i pandehur pas kallëzimit të bërë vetë nga AMP.

Pasi u mor i pandehur drejtori u Burimeve Njerëzore të AMP-së Gëzim Sala është marrë i pandehur dhe Saliasi. Veprimet për këtë rast janë ndjekur nga oficerët e Policisë Gjyqësore të AMP-së si dhe nga oficerët e Policisë Gjyqesore të Prokurorisë së Tiranës.

Si ndodhi ngjarja?

Atentati mafioz ndodhi mesditën e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku nga breshëria e plumbave u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe i plagosur rëndë mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në gjendje kome në Spitalin e Traumës. Dani dhe Shaljani po lëviznin me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Në makinën në pronësi të Elvis Kosovës shofer ishte Muçi Shaljani (punonjës i AMP) dhe Dani ishte pasagjer. Gilmando Dani kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona, por u ekzekutua vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë. Pas atentatit, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./ 

Advertisement