Connect with us

Kronike

Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, Policia merr në pyetje edhe një biznesmene (DETAJET)

Vazhdojnë hetimet për të zbardhur atentatin e djeshëm në Lundër, shënjestër e të cilës ishte gruaja e Roan Brahimit. Por në fakt nga të shtënat me armë zjarri u qëlluan fëmijarët dhe fëmijët e pronarit të ‘Pelikani Security’.

Për ngjarjen, sipas “VNA”, është marrë në pyetje edhe një biznesmene, e cila është identifikuar me inicialet A.M. Por ende nuk dihet se cili është roli i saj dhe në çfarë cilësie është kërkuar që të paraqitet para uniformave blu.

Gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak pas ngjarjes në Lezhë. Mësohet se gruaja e të ndjerit Roan Brahimi ka edhe shtëpinë afër me familjen e te plagosurve. Burime për ZËRI-n bëjnë me dije se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht. Nga plumbat që u qëlluan drejt mjetit ‘G Class’, po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. Por dikush i qëlloi duke menduar brenda mjetit ishte e shoqja e të ndjerit, Roan Brahimi. Megjithatë ky version është ende i pakonfirmuar.

Advertisement