Kronike
Atentati ndaj Davellës dhe Hysës/ Të dyshuarit mohojnë akuzat: Nuk kemi gisht…
Kanë dalë sot para Gjykatës në Greqi, dy të dyshuarit për atentatin e 15 dhjetorit në Thrakomakedones të Athinës, ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.
Dy të dyshuarit Jenis Tulja, 44 vjec dhe Mirjan Guveli, 45 vjec, mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, vecanërisht ato audio-vizive, të cilën sic përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.
Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”