Connect with us

Aktualitet

Atentati në Greqi, mediat greke: 6 viktimat janë turq, fillimisht u raportuan shqiptarë

Në Greqi, policia vijon hetimet për masakrën me 6 persona të vrarë në qytetin bregdetar të Artemidës në Atikën Lindore, rreth 20 kilometra larg kryeqytetit grek, mbasditen e së hënës. Sipas Kathimerinit, 6 burrat janë konfirmuar se ishin shtetas turq dhe jo shqiptarë, siç vetë mediat greke raportuan fillimisht. Sipas informacioneve, viktimat posedonin kartat e identitetit franceze. Ata u qëlluan në një rrugë të izoluar rreth orës 18:30 të së hënës në mbrëmje, ndërsa po udhëtonin me një makinë blu me targa gjermane. Pesë nga viktimat u gjetën të vdekur brenda automjetit dhe i gjashti, që besohet se ishte drejtuesi, ndodhej jashtë tij. Asnjë nga gjashtë viktimat – të cilat ende nuk janë identifikuar zyrtarisht – nuk u gjet me precedentë penalë në Greqi, ndërsa fakti që asnjë prej tyre nuk ishte i armatosur po trajtohet gjithashtu si potencialisht i rëndësishëm. Hetuesit mjeko-ligjorë janë duke kërkuar në vendin e krimit që nga e hëna në kërkim të provave që tregojnë se si ndodhi ngjarja dhe identiteti i autorëve, dhe kanë mbledhur më shumë se 20 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë. Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Atentati në Greqi, Ministria e Brendshme informohet nga autoritete greke: Viktimat kanë shtetësi turke

1693395164_taulantballa.jpg

Ministria e Brendshme shqiptare ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin me 6 të vrarë në Greqi, mbasditen e së martës. Sipas njoftimit, thuhet se autoritete greke kanë njoftuar ato shqiptare duke i bërë me dije se viktimat kanë shtetësi turke dhe jo shqiptare.

‘Zyra e Ministrit te Brendshëm ka ndjekur prej momentit te pare ngjarjen ne Greqi dhe nga informacioni paraprak nga autoritetet greke jemi informuar se viktimat kane shtetësi turke me karta identiteti te një vendi te BE.’- njofton Ministri i Brendshëm.

Advertisement