Connect with us

Kronike

Atentati në Kamëz/ 30-vjeçari nën hetim për “moskallëzim krimi”

Policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për moskallëzim krimi për Enedjo Kaçi, lidhur me atentatin e ndodhur më 22 shkurt në Kamëz. Dyshohet se Kaçi ka qenë shënjestra e atentatit, ndërsa i shpëtoi sulmit me armë. Nga ana tjetër, dy të kërkuarit, Fabion Kurti e Dejvi Mullai, janë autorët që qëlluan me armë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 u kap dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e shpallur në kërkim Enedjo Kaçi,  30 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, me datë 22.02.2025”, njofton policia.

Dy autorët e dyshuar lëviznin me një makinë tip “BMW”, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, lëviznin me “Land Rover”.

Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precendent penal. Lidhur me ngjarjen dyshohet se paraprakisht mund të ketë ndodhur një konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike.

Advertisement