Kronike
Atentati në Shkodër, i plagosur rëndë djali i ish kandidatit të PD për bashkinë/ Gaz Bardhi akuzon Ramën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku deri më tani bilanci është me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë.
Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.
Arlind Bushati, 32 vjeç pak ditë më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Sot ndaj tij dhe ndaj viktimës Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.
Atentati në Shkodër, Bardhi: Policia është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël të Ramës për të goditur opozitën
Gazment Bardhi reagon për atentatin në Shkodër.
Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar. Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cenim të sigurisë publike dhe akte si kjo e sotmja. Policia që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!