Kronike
Atentati në Shkodër/ Pati shkëmbim zjarri, Arlind Bushati qëlloi drejt automjetit të autorëve
Detaje të tjera bëhen të ditura nga atentati me tre të vrarë në Shkodër. Drejt automjetit të autorëve, konfirmohet se është qëlluar me pistoletë pasi se brenda automjetit S Class janë gjetur gëzhoja pistolete.
Grupi hetimor beson se armën e ka pasur Arlind Bushati, që ka qëlluar në drejtim të autorëve. Ndërkohë një armë tjetër i është gjetur viktimës Hamza Liçi i cili ka qenë në rolin e shoferit. Pistoleta i është gjetur Hamzait te këmbët dhe një tjetër te sedilja e Arlindit. Një pistoletë e tretë është gjetur në kroskotin e makinës.
Numri i viktimave nga atentati ka shkuar në tre pasi Arlind Bushati, që ndodhej në makinë me Hamza Liçin, ndërroi jetë në spital. Automjeti me të cilin lëviznin ata humbi kontrollin pas të shtënave dhe u përplas me një motoçikletë në të cilin udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.
Kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.