Connect with us

Sport

Atmosferë e zjarrtë/ Si Rey Manaj humbi 11-metërshin

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho u shfaqën me grintën e duhur teksa 45 minutëshi i parë ishte tepër i luftuar.

Në minutën e 9-të u ndërpre ndeshja për pak minuta, pasi Lukic u godit me një gotë plastike gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, por lojtari serb e bëri shumë të madhe situatën dhe u desh ndërhyrja e arbitrit, i cili pasi bisedoi dhe me kapitenin Gjimshiti, situate u qetësua dhe Loja filloi normalisht.

Në minutën e 18-të, Gjimshiti i vendosur keq, ndal në mënyrë të parregullt Vlahovic dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Kapiteni kuqezi do mungojë ndeshjen e radhës, atë ndaj Letonisë.

Në minutën 35-të, krosim i bukur nga Hoxha, Manaj godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

Në minutën e 42-të, Laçi pengohet, goditje dënimi për kuqezinjtë, Asllani kroson në zonë, por topi i goditur me kokë nga Ajeti përfundon jashtë.

Në fund të pjesës së parë, do të vinte rasti më i përfolur. Hysaj fiton me zotësi një penallti, pasi u pengua nga Samardzic Brenda zonës, topin e merr Manaj, por goditja e sulmuesit kuqezi pritet nga Petrovic.

Advertisement