Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.