Connect with us

Kronike

Autobusi përplaset me makinën e Policisë Bashkiake, disa të lënduar

Një aksident ka ndoshur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Sheqit” në Fier, ku autobusi i linjës Fier–Libofshë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet të Policisë Bashkiake.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë dhe për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish-kompleksi dyqanesh.

Advertisement