Kosova
Automjeti përfundon në lumë në afërsi të Pukës, ka të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Mali-Bajram Curri. Një automjet ka rënë në lumin e Arrëzit, teksa si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa të plagosurit kanë marrë plagë të rënda.
Njoftimi i Policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Pukë-Fierzë, automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I, ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit. Si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës për ndihmë mjeksore. Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijonë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.