Bota
Autopiloti rrit numrin e aksidenteve me viktima

Shumë shoferë në SHBA përdorin sistemet e automatizuara (autopilot) për të drejtuar makinat e tyre.
Por një studim i ri ka treguar se që nga viti 2016, këto sisteme (Tesla) kanë shkaktuar aksidente me vdekje në 37 raste.
Nga ana e saj, Tesla thotë se Autopiloti nuk i bën automjetet autonome dhe është menduar për përdorim prej një shoferi plotësisht të vëmendshëm, i cili është i përgatitur për të rimarrë kontrollin e mjetit kur duhet dhe jo që drejtuesi I mjetit të heq dorë nga drejtimi dhe të merret me punë të tjeta teksa ndodhet Brenda makinës, si përshembull të ushqehet apo të heq tërësisht vëmendjen.
Sipas Tesla, “ProPILOT Assist është një mjet ndihmë dhe jo një zëvendësim i shoferit”.
NHTSA dhe prodhuesit e automjeteve thonë se asnjë nga sistemet nuk i bën automjetet autonome.

