Kronike
“Autorë kanë qenë tre persona”/ Gazetari zbulon detajet: Provat më të forta janë..
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur në Don Bosko. Dyshohet se autorë kanë qenë tre persona. Gazetari Igli Celmeta raporton se ngjarja ka pasur dëshmitarë okularë. Provat më të forta janë kamerat e sigurisë.
Igli Celmeta: Të plagosur në këtë atentat kanë mbetur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë Elezi, që ka të shkuar kriminale në Itali. Pas vuajtjes së dënimit, ai ka ardhur në Shqipëri. Në Kamëz është gjetur e djegur makina e autorëve. Dyshohet se autorë kanë qenë tre persona. Njëri ka qenë shofer i Golf 4 pa targa, me shashi të ndërruar, njëri ka pasur rolin e qitësit dhe tjetri të monitoruesit të lëvizjeve të të plagosurve.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së xhamisë në Don Bosko. Të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi dyshohet se autori kanë përdorur automatik me silenciator. Elezi ka marrë dy plumba. Kur ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe dëshmitarë. Ka pasur dhe klientë në lokal, që janë marrë në pyetje. Provat më të forta janë kamerat e sigurisë. Autorët janë larguar me makinë dhe aty kanë djegur makinën tip Golf 4. Pasi kanë djegur makinën, dyshohet se një person tjetër i katërt ka marrë me vete autorët. Autori ka qëlluar nga larg, nuk është futur në lokal. Ka dalë nga makina dhe ka qëlluar, por zhurma nuk janë dëgjuar, pasi automatiku ka qenë me silenciator.