Connect with us

Kronike

Autori i vrasjes së 33-vjeçarit në Manzë pas sherrit për kafen/ Del FOTOJA e 21-vjeçarit në kërkim

Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë. 21-vjeçari është në kërkim nga policia së bashku me një person tjetër.

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy të rinjtë Daniel Pepa dhe Aranit Kurti kanë shkuar në një lokal, duke kërkuar kafe. Por kamarieri, nuk e ka bërë kafen për shkak se ekspresi në ato momente ishte i fikur. Kjo gjë ka sjell acarimin e Pepës dhe Kurtit, të cilët nisën të ofendonin kamarierin, ndërkohë që në mbrojtje të këtij të fundit ka dalë Flori Paluçi, klient në lokal. Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin./

Advertisement