Kronike
Autori mbante kapele, u largua me motor/ Detaje të reja nga plagosja e dy personave
Zbardhen detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Autori ka qenë duke ecur në këmbë kur ka qëlluar me armë zjarri drejt dy personave.
Gjithashtu mësohet se autori i ngjarjes mbante kapele. Ai është larguar me motor pas të shtënave, duke humbur gjurmët.
Policia e Tiranës njofton se të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.