Rajon
Autoritetet greke shpëtojnë rreth 60 emigrantë në Detin Egje
Autoritetet greke kanë shpëtuar rreth 60 emigrantë të cilët po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në ishujt lindor të Detit Egje me mjete lundrimi gomone, tha sot Roja Bregdetare e Greqisë.
Numri i emigrantëve që kanë mbërritur në Greqi me anije të tilla të ofruara nga trafikantët, është rritur dukshëm në javët e fundit.
Roja Bregdetare tha në një komunikatë për media më 19 gusht se një anije patrulluese e saj i gjeti 41 persona në një gomone pranë ishullit Lesbos. Ata u evakuuan dhe u dërguar në një qendër pranimi në ishull.
Pas një ndjekje mëngjesin e së shtunës, një anije patrulluese e rojës bregdetare e ndali një tjetër gomone që po barte 17 njerëz afër ishujve Arkii në lindje të Egjeut. Emigrantët u dërguan në ishullin Patmos, derisa njëri prej tyre u arrestua nën dyshimin se i përkiste zinxhirit të trafikantëve.
Zyrtarët grekë i kanë fajësuar konfliktet në Afrikë për rritjen e numrit të emigrantëve, i cili e ka shtuar trysnin mbi rrugët kryesore të trafikimit në Evropë, si dhe në mbi një industri në rritje të tregut të zi në Turqi, e cila prodhon anije gomone të cilësisë së ulët. Kushtet e mira verore për lundrim kanë kontribuuar në rritjen e numrit të emigrantëve, po ashtu.
Qeveria e Greqisë thotë se nuk e ka ndryshuar politikën e vet për interceptimin e anijeve në det, i cili e kishte ulur dukshëm numrin e emigrantëve në vitet e fundit.
Grupet për të drejtat e njeriut e akuzojnë Greqinë se bën dëbime të jashtëligjshme verore në Turqi, të njerëzve që ia dalin të arrijnë në bregdetet greke. Athina e mohon fuqishëm këtë./Rel