Bota
Avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese, ja si përfundon
Një incident që mund të kishte përfunduar në tragjedi në Bolzano.
Një avion bëri ulje emergjente në parkingun e një supermarketi në zonën industriale.
Pasojat mund të kishin qenë të rënda, duke pasur parasysh praninë e dyqaneve të shumta në zonë, të mbushura me njerëz.
Ultralight me dy ulëse u ngrit nga një fushë ajrore në San Genesio mbi Bolzano, ndërsa ulja u bë rreth orës 14:30 në një distancë të shkurtër nga aeroporti i Tirolit Jugor, ku ishte drejtuar avioni.
Sipas rrëfimeve të disa dëshmitarëve, avioni goditi me krah çatinë e një ndërtese dhe më pas u ul në rrugën hyrëse në zonën e parkimit të supermarketit në via Buozzi, ku goditi një makinë të parkuar dhe dy makina në lëvizje.
Në krye të avionit ishte një 23-vjeçar nga Tiroli i Jugut, i cili tani do të thirret të shpjegojë dinamikën e ngjarjeve dhe të japë arsyet pse iu desh të bënte uljen emergjente. Menjëherë pas aksidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes, së bashku me zjarrfikësit e Bolzanos.