Connect with us

Kosova

Avokat Ngjela i ashpër me Daçiçin, zbulon shqetësimin e Serbisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, pasi shumica e deputetëve të saj e mbështetën anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Me 131 vota prp, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Radiotelevizioni i Serbisë citoi Daçicin të ketë thënë se Serbia do ta vazhdojë luftën e saj “me të gjitha forcat” në mënyrë që vendimi të mos miratohet në Komitetin e Ministrave më 16 maj.

E në lidhje me këtë deklaratë ka folur avokati Spartak Ngjela.

Ai tha se nuk ka rëndësi deklarata e Daçicit për Evropën dhe se anëtarësimi i Kosovës është një fitore për shqiptarët.

“E çfarë rëndësie ka për Evropën demokratike mendimi i Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i një shteti terrorist, siç është Serbia” – u shpreh avokati I njohur, duke shtuar: – Duhet të kemi parasysh se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga 324 anëtarë. Këta anëtarë vijnë nga parlamentet kombëtarë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, dhe kuptohet se ky organ, bashkë me Këshillin e Ministrave të Evropës, është sot zëri real politik i Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në këtë organ panevropian, është një fitore e re për çështjen shqiptare në Gadishullin Ilirik”, u shpreh Ngjela

Më tej, avokati theksoi që ringritja e dy shteteve shqiptare po e shqetëson Serbinë, por që nuk mundet ti bej asgje Kosovës.

“Koha po tregon se shqiptaria vijon të jetë në progresin e vet kombëtar, dhe ne shumë shpejt po presim që zhvillime të reja në sensin kombëtar, të ketë edhe ne komunitetin prej mbi një milionë shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut. Copëtimi i Shqipërisë ka marrë fund, dhe një mendje e kthjellet e kupton sot që, Feferata Shqiptare, e përbërë prej tre shtetesh në Ballkan, po vjen me forcën e vullnetit ndërkombëtar” – potencoi Spartak Ngjela

Advertisement