Connect with us

Aktualitet

Avokatëve të Berishës u thanë ikni grisni by**n – Shpërthen Bushati…

Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për procesin që po zhvillohet ndaj Sali Berishës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, lidhur me privatizimin e ish Kompleksit Partizani.  Bushati tha se deri tani procesi ndaj Berishës duket i padrejtë, pasi avokatëve të tij iu mohua kërkesa për të çuar një aspekt të procedurës në Gjykatë Kushtetuse, ndërkohë që Berishës iu caktuan si avokatë kryesisht njerëz “militantë”.  “Besoj që nuk ka diskutim që Sali Berisha, duke thënë politikisht që këtë po ma bën Rama edhe strategjinë e mbrojtjes e ka destruktive, duke dashur të delegjitimojë gjykatën. Ne nuk paguajmë me taksa Sali Berishën, as amerikanët nuk kanë dhënë fonde për Sali Berishën. Këtu është besueshmëria e heronjve të fëmijëve tanë (SPAK-ut). Tani ç’ka ndodhur me heronjtë e fëmijëve tanë? Kishim një debat, avokatët e Berishës thonin që po shkelet Kushtetuta dhe ta çonin në Gjykatë kushtetuese. Vetëm pasi nuk e përfillën në këtë kërkesë u tërhoqën nga seanca. Kur një deputeti i shkelet e drejta, gjëja më minimale është të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, kur thanë ikni grisni bythën, ata u tërhoqën. Për të zëvendësuar këta, duhen caktuar disa militant të Rilindjes, avokatë që thoshin Saliu duhet në burg. Edhe Edi Rama po ti shohë, u vjen turp nga lëtyrësia e tyre. Edhe unë, duke parë dosjen, mendoj se aty ka lëndë për hetim, sepse për çdo shqiptar është e vështirë të besojë, se një njeri me 130 metra katrorë, fiton 5 milion e ca euro. Por, por hetojmë Berishën apo po fillojmë gjueti shtrigash ndaj opozitës? Çfarë i kushtonte këtyre të prisnin edhe pesë ditë? Ta çonin në Kushtetuese? Berlusconi dhe Sarkozy janë hetuar me 8,9,10 vite. Nuk ka urgjencë këtu. Nëse ka urgjencë, nuk është për atë që ka vjedhur para 10 vitesh, por për këta që po vjedhin sot. Këtu dalim te dy standartet e drejtësisë. Fillimi i kësaj çështje, sigurisht duhen hetuar politikanët, por sipas rregullave, sinjalet janë që po fillon gjueti shtrigash. Është e rëndësishme për “spakistët” të bëjën drejtësi, apo t’i çojnë Ramës koka në tepsi? Nëse kanë këtë të dytën, SPAK, reforma, Yuri Kim, Donald Lu, merret vesh…”, tha Bushati.

Advertisement