Connect with us

Aktualitet

Avokati i Metës dhe Berishës: Dilni sot nga shtëpitë dhe vrisni patronazhistët që…

Në pikë të mëngjesit, rreth orës 4 kur të gjithë ishin në gjumë, Genc Gjokutaj, që njihet nga të gjithë si avokati i Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk flinte. Duke qenë ditë e shtunë, kohë kur SPAK vepron si zakonisht, por edhe vapë e madhe, i izoluar në shtëpi prej kohësh ngaqë ka këmbën në allçi, i zgjedhuri në forumet e Partisë së Lirisë, duket e ka kapur një dallgë alla Adriana Kalaja. Dallgë me armë zjarri dhe ndjesi për të vrarë dhe rrahur. Që e shpreh menjëherë në rrjetin social. Ja çfarë shkruan Genc Gjokutaj:

Te dashur Shqiptare!

Diktaturat  nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!

Marre nga Gazeta Tema

Avokati i Metës dhe Berishës: Dilni sot nga shtëpitë dhe

Advertisement