Connect with us

Rajon

Avokati serb nxjerr zbuluar Vuçiçin dhe ‘Listën’

Avokati nga Beogradi, Borivoje Boroviç ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe ministri i tij, Ivica Daçiç, janë vet përzënë nga institucionet serbe në veri të Kosovës.

“Janë pastruar të gjitha institucionet serbe në veri të Kosovës. Kemi pasur institucionet e drejtësisë, gjykatat, policinë, Gazivodën/Ujmanin, të gjitha i kemi pasur. Këto ç’bërje nuk i bënin dot shqiptarët me forcë. Gjithçka dihet. Ishte marrëveshja e Brukselit, pra i përzunë Vuçiç dhe Daçiç, nga ato institucione, serbët, dhe i dorëzuan te institucionet shqiptare” – ka deklaruar Boroviç teksa dhe ka shtuar

“Marrëveshja e Brukselit ishte një farsë. Vuçiç e Daçiç gjejnë ca budallenjë që i besojnë. Sigurisht nuk ka asnjë fletushkë…as nuk ekziston një gjë e tillë, pasi qëllimi është të mos lihet gjurmë për ato që kanë vendosur të bëjnë në dakordësi”

Advertisement