Connect with us

Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/11/2020

BOTË – Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër grave.

HONG KONG (Kinë) – Fjalim i shefes së ekzekutivit, Carrie Lam para Këshillit Legjislativ.

BANGKOK (Tajlandë) – Grumbullim i militantëve pro-demokracisë.

HONG KONG (Kinë) – Konferencë shtypo e Carrie Lam pas fjalimit për politikë të përgjithshme.

TOKIO (Japoni) – Kryeministri Suga pret minitrin kinez të Punëve të Jashtme, Wang.

MINSK (Bjellorusi) – Vizitë e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Lavrov.

LONDËR (Britani e Madhe) – Boris Johnson në senacën e përjavshme të pyetjeve për kryeministrin në Parlament.

BRUKSEL (Belgjikë) – Miratimi nga Komisioni Europian i një kontrate të gjashtë për vaksinat antiCOVID-19.

LONDËR (Britani e Madhe) – Fjalim i ministrit të Financave, Rishi Sunak para Dhomës së Komuneve, për të prezantuar planin buxhetor përballë pandemisë së COVID-19.

MOSKË (Rusi) – Vizitë e ministrit irakian të Punëve të Jashtme, Hussein.

PALMA (Spanjë) – Samiti Spanjë-Itali me pjesëmarrjen e kryeministrave të dy vendeve.

BERLIN (Gjermani) – Takim i kancelares Merkel dhe presidentëve të Landeve mbi koronavirusin.

UASHINGTON (SHBA) – Konferencë virtuale shtypi e Organizatës panamerikane të Shëndetësisë mbi COVID-19./ /ec/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Skandal në burgun më të madh, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit

Burgu më i madh i Britanisë që hapi dyert në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve. Por vetëm 7 vite më vonë HMP Berwyn në Uellsin e Veriut ka fituar një reputacion shumë të ndryshëm, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin Shërbimin e Burgjeve. Vitin e kaluar doli se jo më pak se 18 gra që punonin në super-burgun e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq. Madje, ajo futi kontrabandë në qelinë e tij një palë kapëse, të fshehura në sytjena. Gjithashu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes. Ka pasur një rritje alarmante në numrin e oficereve femra nga e gjithë Shërbimi i Burgut HM të shpallur fajtore për lidhje të paligjshme me të burgosurit.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur në një trekëndësh dashurie të paligjshme në HMP Buckley Hall, Rochdale.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur për vepra të trafikut të drogës. Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto zhveshur. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet. Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Continue Reading

Bota

Erdogan hedh poshtë raportimet: Nuk ka asnjë shenjë se Hamasi mund të zhvendoset nga Katari

Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.

“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.

“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.

 

 

Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.

Continue Reading

Bota

Dhjetë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan si pasojë gjatë kryerjes së stërvitjeve të martën në Malajzi, duke i lënë të vdekur të gjithë 10 njerëzit në bord, njoftoi marina malajziane.

Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, tha marina në një komunikatë për media.

“Vdekja e të gjitha viktimave u konfirmua në vendin e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar mbetjet mortore të tyre janë dërguar në spital për t’u identifikuar.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare, njoftoi marina.

Ky helikopter është prodhim i AgustaWestland, filialit të kontraktuesit italian të mbrojtjes, Leonardo.

Tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin e lehtë, Fennec, i cili është prodhim i Airbusit evropian.

Media vendore raportuan se AW139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, derisa Fennec ra në një pishinë aty pranë.

Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkaktarin e aksidentit.

Continue Reading

Bota

Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë

Evropa u godit rëndë nga pasojat e ndryshimit të klimës në vitin 2023, sipas një raporti të ri gjithëpërfshirës mbi motin në kontinent. Raporti i shërbimit zyrtar të monitorimit të ndryshimeve klimatike, “Copernicus”, thotë se moti ekstrem, duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe valët e të nxehtit, po shkaktojnë pasoja për mjedisin dhe banorët në Evropë.

Shërbimi i monitorimit të klimës në BE, “Copernicus”, thotë se Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë.

Temperaturat në Evropë po rriten dy herë më shumë se mesatarja globale dhe që nga viti 2020, kontinenti ka shënuar tre nga vitet më të ngrohta.

Në vitin 2023, temperatura në Evropë arriti nivelin 1.1 për qind mbi mesataren dhe rreth 2.5 për qind mbi nivelet para-industriale.

Qendra “Copernicus” thotë se vdekjet e lidhura me nxehtësinë në rajon janë rritur me rreth 30 për qind në 20 vitet e fundit.

Por ndryshimi i klimës ka rritur edhe nivelin e reshjeve me 7 për qind, duke shkaktuar përmbytje të rënda në Greqi, Itali, Slloveni dhe vende të tjera.

Drejtori i qendrës Copernicus, Carlo Buontempo thotë se rritja e temperaturave po ndryshon peizazhin e kontinentit dhe se banorët e tij duhet të përshtaten me këto ndryshime dhe të punojnë për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.

“Ne po jetojmë tashmë në një klimë që është thelbësisht e ndryshme nga klima, në të cilën evoluoi qytetërimi ynë. Nuk kemi parë kurrë një det kaq të ngrohtë dhe temperatura kaq të larta. Kështu që raporti është i rëndësishëm sepse tani ne kemi informacione dhe duhet të bëjmë një bilanc të asaj që ka ndodhur dhe në më pas të analizojmë hapat që duhet ndërmarrë për të ardhmen tonë”, thotë zoti Buontempo.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në Evropë ka qenë kompleks, ku disa zona si Spanja janë përballur me thatësirën ndërsa zona të tjera të kontinentit janë përballur me mot më të freskët dhe me nivel më të lartë të reshjeve.

“Evropa në tërësi, për sa i përket reshjeve shënoi një rritje në nivel 7% mbi mesataren, por kjo është një shifër komplekse. Ndërkohë që Gjermania veriore, një pjesë e Skandinavisë, Ballkani, Britania dhe Irlanda kanë përjetuar një vit mjaft të lagësht, Katalonja dhe Franca jugore, janë përballur me thatësirën, që ka vazhduar edhe në vitin 2023”, thotë ai.

Përveç përmbytjeve, Greqia përjetoi edhe zjarre shkatërruese.

“Në vitin 2023 ka patur zjarre masive në Greqi, në një nivel që nuk është regjistruar më parë. Në përgjithësi, ishte një vit që në një periudhë ishte më i fortë se vitet e kaluara, por në tërësi nuk ishte më i rëndi”, thotë Buontempo.

Eksperti i klimës Richard Allan, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në raportin e Qendrës “Copernicus”, thotë se metereologët presin që ngjarjet ekstreme të motit të bëhen më të shpeshta.

“Ndryshimi i klimës do të shkaktojë më shumë përmbytje dhe më shumë thatësira, si dhe më shumë valë nxehtësie. Ky ndryshim i klimës, në disa zona do të shkaktojë rritje të nivelit të reshjeve dhe në zona të tjera thatësirë.”

Studiuesi Richard Allan thotë se ngrohja do të krijojë kushtet të paqëndrueshme të motit në Evropë, që do të jenë të vështira të menaxhohen.

‘”Ne presim vetëm përkeqësim të mëtejshëm të ngjarjeve të motit ekstrem. Pra, ne presim që të ketë lëkundje më të forta mes kushteve të nxehta dhe të thata dhe atyre të lagështa. Lëkundjet midis lagështisë dhe thatësirës do të bëhen më të forta nga dita në ditë dhe nga viti në vit.”

Eksperti Richard Allan paralajmëron se ngrohja e vazhdueshme e oqeaneve evropiane është një shqetësim i veçantë.

Raporti i Qendrës “Copernicus” thotë se në të gjithë Evropën Qendrore, madje edhe në rajonet ku ndodhen Alpet kishte shumë më pak ditë me borë se mesatarja.

Continue Reading

Bota

Lufta në Izrael, mbi 280 trupa në varrezat masive në Spitalin Nasser

Shërbimi i mbrojtjes civile në Rripin e Gazës konfirmoi për AFP të hënën se ka vazhduar që nga e shtuna zhvarrosja e rreth 200 trupave të njerëzve të vrarë nga forcat izraelite në varreza masive brenda spitalit Nasser në Khan Younis.

Mohammed al-Mughayer, një zyrtar i lartë në agjencinë e mbrojtjes civile të Rripit të Gazës, i tha AFP se gjithsej 283 trupa ishin zbuluar në varret e spitalit Nasser.

“Deri më tani, ne kemi gjetur të varrosur trupat e 283 njerëzve, të cilët u vranë me gjakftohtësi nga ushtria okupatore (izraelite),” tha gjithashtu për AFP Ismail al-Tawabteh, kreu i shërbimit të komunikimit të qeverisë Hamas që sundon Gazën.

E pyetur nga AFP, ushtria izraelite nuk u përgjigj menjëherë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING