Connect with us

Pinknews

Azet, reperit shqiptar nga Kosova i sekuestrohen 18.000 € në kufi

Azet, reperit të njohur shqiptar nga Kosova me banim në Gjermani i janë sekuestruar në kufi 18.000€ të padeklaruara.

Ai është gjobitur me 4562€ për mosdeklarimin e aseteve monetare në doganën e Vërmicës.

Personat që ahoqëronin këngëtarin në mjetin me targa të Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë me vete asgjë. Pas një kontrolli, njërit prej tyre i është gjetur në çantën e krahut 18.250€.

“Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç ni fjalë e ta blej krejt mahallën”, është një prej rreshtave të njërës prej këngëve më të famshme të reperit.

NJOFTIMI NGA DOGANA E KOSOVËS

“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *