Kronike
Babai denoncon zhdukjen e 15- vjeçares, prej dy ditësh asnjë gjurmë rreth saj
Një 56 vjeçar në fshatin Drenovë të Korҫës, ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare.
Ai ka kallëzuar në polici, se vajza e tij është larguar nga banesa, prej datës 24 Dhjetor.
Njoftimi:
“56-vjeçari M.T, ka kallëzuar në polici se e bija është larguar nga banesa që prej datës 24 dhjetor dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë të dhënë rreth saj.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të miturës”.