Kronike
Babai përdhunonte 12 vjeçaren/ Nëna e tronditur: Vajza është abuzuar që 5 vjeç

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin, Sheqishtë në Patos, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj një 36-vjeçar i identifikuar si Zamir Meta.
Nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.
Gruaja 30-vjeçare ka treguar se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare dhe kishte sjellje agresive, por nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.
“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë. Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa. Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë. Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo.

