Connect with us

Politike

Babaramo analizon pikat e dobëta të fushatës së PS dhe PD

Ilir Babaramo, ka analizuar hapjen e fushatës së dy partive politike kryesore në vend, PS dhe PD.

“E përbashkëta është pjesëmarrja e ulët në të dyja mitingjet krahasuar me ato mitingjet e 2021 e kështu me radhë. Të PS kishim fjalim me shqipe të bukur të Ramës, por kishim këtë nivelin poshtë tallavasë ‘vish fustanin me toka’, niveli më vulgar i komunikimit publik. Përjashtim qarku i Lezhës.

Fjalimi i Ramës me një shqipe të jashtëzakonshme, por jashtë kohe dhe hapësire. Sepse i drejtohej një kohë 2030, kur zgjedhjet behën për deri në 2029. Vendimmarrjen që do ta marrë Këshilli Europian, nuk e dimë ne për 2030. Pas 12 vitesh në qeveri, duhet të bësh dhe një lloj bilanci. PD kishte këngën “Eye of the Tiger”, një këngë e vjetër… “, tha ai.

“Ajo që është thelbësore, ka një listë dëshirash në program, që janë futuriste, si rimbursimi i TVSH, pra ka pjesë realiste dhe pjesë që janë tërësisht të parealizueshme, dhe figura kryesore pas Berishës është e lobistit që ka ardhur nga Uashingtoni, e LaCivita. U nxor në skenë për të treguar se muri mes SHBA dhe Berishës ka rënë”, shtoi Babaramo.

Advertisement