Connect with us

Bota

“Babi përse e bëre?”/ Vajza dëshmon ngjarjen tragjike, detaje nga vrasja e shqiptares në SHBA

Sipas mediave amerikane, vajza e vogël i tregoi policisë se e kishte parë 34-vjeçarin ta godiste të ëmën me thikë dhe dorezë hekuri disa herë, në dhomën e gjumit. E vogla, gjithnjë sipas mediave atje, i tha policisë se e dinte që e ëma kishte vdekur dhe se e kishte pyetur të atin: “Përse e bëre këtë?

Pasi vrau 32-vjeçaren, Muhaj e mori vajzën nga shtëpia duke e tërhequr me nxitim nga shkallët. Për pasojë ajo u rrëzua. Vajza tregoi se ai e kishte tërhequr me forcë në makinë. Gjatë kësaj kohe ajo kishte pësuar lëndime.   Në një deklaratë për mediat amerikane, kreu i Departamentit të Policisë së Largo dha detaje për ngjarjen e rëndë, media.

Kështu, sipas policisë, rreth orës 02:30 të natës, Renato Muhaj dhunoi fizikisht të dy prindërit e tij, në apartamentin ku jetonin dhe i kërcënoi me hanxhar. Ai u mori dhe telefonat në mënyrë që të mos kërkonin ndihmë. Oficerët që po hetonin këtë sulm, kontaktuan me kolegët e tyre dhe u kërkuan që të bënin një kontroll në shtëpinë e ish-të dashurës së Muhajt, 32-vjeçares Suela Saliaj dhe vajzës së tyre 8-vjeçare.

Kur policia shkoi në adresën e së resë, jashtë apartamentit të saj pa shenja gjaku, së bashku me një thikë dhe doreza hekuri të mbuluara me gjak. Oficerët e gjetën Suelën të pajetë në dhomën e gjumit. Ajo ndodhej në dysheme, e mbuluar nga gjaku dhe me një plagë të madhe në fyt.

Advertisement